Magazina “Vogue” publikoi një listë të dhjetë grave të famshme më mirë të veshura në vitin 2017. Lista nuk është numëruar dhe për këtë nuk dihet cila zonjë është në krye të listës. “Vogue” shkruan se trendi i “moderimit” është ndryshimi më i madh në modën e tapetit të kuq në vitin 2017. Sipas tij, zbulimi i trupit sivjet nuk është shfrytëzuar që të lihet përshtypje.
Në top 10 gratë më mirë të veshura në vitin 2017 janë: Rijana, Brizhit Makron, Zoe Kravic, Natali Portman, Kler Foj, Solanzh, Ema Stoun, Zendaja, Nikol Kidman dhe Rut Nega.