Një 8-vjeçar nga India, Dulh Sing që ka lindur me disa qime në pjesën e prapme të shpinës, të cilat me zhvillimin e tij morën formën e një bishti. Besimtarët e zonës besojnë se kjo është një simbol i perëndisë Hanuman. Familjarët e tij nuk ia kanë prerë pasi mendonin se mund të sillte diçka të keqe në jetën e tij. “Një herë nëna e tij vendosi ta priste, por vdiq para se ta bënte këtë”, tha daja i tij, i cili shtoi se njerëzit besojnë se Singu ka aftësi mbinjerëzore. “Besojnë se ai mund të shëroj çdo lloj sëmundje. Njerëzit që e vizitojnë nuk më pengojnë, sepse nuk mund t’ua ndalojë, por i lus që mos kërkojnë bekimin nga ai”. Vogëlushi e kalon shumicën e kohës duke u ngjitur nëpër pemë dhe duke kërcyer nga degët, prandaj të gjithë mendojnë se është një arsye më tepër pse mendojnë se i ngjan perëndisë. “Unë nuk ndihem keq se kam një bisht. Nëse ma ka dhënë zoti, le të jetë aty. Njerëzit më respektojnë mua sepse kam një bisht’, tha Dulh duke shtuar se shumë fëmijë në fshat e tallin për këtë gjë.