Vodhi të dhënat e miliona njerëzve dhe tentoi t’i shesë, në pranga “gjeniu” 21-vjeçar

Policia holandeze ka arrestuar një 25 vjeçar, i cili dyshohet se ka vjedhur dhe ka tentuar të shesë të dhënat personale të dhjetëra milionë njerëzve në mbarë botën.

Sipas ministrisë së brendshme, i dyshuari, i cili është holandez, u arrestua në nëntor në Amsterdam si pjesë e një hetimi të policisë austriak që ngriti alarmin kur të dhënat personale të miliona austriakë – pothuajse të gjithë qytetarëve të vendit – u shfaqën në forumet e krimit kibernetik. Këto të dhëna (emri, adresa, data e lindjes dhe të tjera) janë vjedhur nga Shërbimi i Licencimit të Radiotelevizionit.