Londër, 22 maj – Operatori celular britanik Vodafon vendosi sot ta ndërpresë blerëjen e telefonave 5G të Huaveit, përcjellë KOHA.
Kompania kumtoi se kjo masë nuk është e përhershme dhe se vendimi përfundimtar do të sillet varësisht zhvillimit të situatës me kompaninë telekomunikuese kineze.
“E ndërpresim blerjen e modelit Mate 20X të Huaveit në Mbretërinë e Bashkuar”, kumtoi zëdhënësi i Vodafonit, duke shtuar se masa është “e përkohshme derisa nuk kalon pasiguria për modelet 5G të Huaveit”.
Publikimi i Vodafonit ndodh kur një numër i madh i operatorëve celularë në Japoni paraprakisht vendosën ta anulojnë në kohë të pacaktuar datën e shitjes së telefonit të ri Huavei P30. (koha.mk)