VMRO-DPMNE në kumtesën e sotme thekson se e ka komunikuar qartë pozicionin e saj që para se të hyjë në bisedime për formimin e koalicionit të ardhshëm qeveritar, dhe se ajo ka qenë “Qeveri po, por jo me çdo kusht”.
VMRO-DPMNE ka refuzuar që të bisedojë nën shantazhim për pranim të platformës së hartuar dhe nënshkruar në Tiranë, qëllimi kryesor i së cilës është ridefinimi i Republikës së Maqedonisë dhe transformimi i saj nga një shtet multietnik në bionacional, theksojnë nga partia. Mbeten në qëndrimin se zgjidhja për situatën është ose zgjedhje të reja ose Zaevi dhe LSDM-ja të heqin dorë nga platforma shqiptare, ndërsa VMRO-DPMNE me deputetët e saj ta mbështesin që të formojë qeveri.