VMRO-DPMNE i bën thirrje LSDM-së dhe Zoran Zaevit nëse janë të sigurt se pranimi i platformës gjithëshqiptare është e mirë për ardhmërinë e Maqedonisë dhe ajo do të mbështetej nga qytetarët, të pranojnë shpallje të zgjedhjeve të reja në të cilat do të votohej për platformën nga Tirana.
“Në zgjedhjet e dhjetorit qytetarët nuk votuan për platformën nga Tirana. Atë apo cilëndo qoftë platformë tjetër të përpiluar në shtet të huaj nuk mund dhe nuk lejohet të bëhet kusht për formim të qeverisë në Republikën e Maqedonisë”, theksojnë nga VMRO-DPMNE në kumtesën në të cilën shtojnë se LSDM-ja është shantazhuar ta pranojë platformën dhe të punojë në gjetjen e mënyrës ajo të realizohet.
Sipas atyre më pak është e rëndësishme me çka është i shantazhuar Zoran Zaev dhe LSDM-ja.
Shumë me më rëndësi, theksojnë është të parandalohen pasojat nga shantazhi dhe zbatimi i platformës të cilat donë të thonë ridefinim i Maqedonisë dhe bartin rrezik që të shkaktojnë tensione.
“Nëse Zoran Zaev nuk është i sigurt në rejtingun personal dhe mbështetjen, vlerësojmë se LSDM-ja duhet ta hedhë poshtë platformën dhe të heq dorë nga realizimi i të gjitha elementeve nga ato të cilat çojnë drejtë formimit të shtetit binacional. Në rast të tillë VMRO-DPMNE-ja do t’ia jap votat e saj LSDM-së që të formojë qeveri, si dëshiron, por pa shatnazhe dhe pranim të platformave të cilat shkaktojnë dëme të mëdha dhe e shndërrojnë Maqedoninë nga shteti multietnik në shtet binacional”, thuhet në kumtesë.