VMRO: Zgjedhje të reja dhe prononcim për platformën e Tiranës

VMRO-DPMNE sot bëri thirrje që LSDM-ja nëse janë të sigurt se platforma “e Tiranës” është e mirë, të pajtohen të shpallin zgjedhje parlamentare në të cilat para qytetarëve do ta ofrojnë këtë platformë.

Sipas VMRO-DPMNE-së, miratimi i rezolutës me të cilën dënohet gjenocidi ndaj popullit shqiptar në Maqedoni në periudhën 1912-1956 që është pjesë e platformës, praktikisht dënohen luftëtarët e KAÇKM-së të cilët kanë luftuar për shtet të lirë.

“Qytetarët në zgjedhje as nuk votuan për Platformën e një shteti tjetër, as nuk votuan për formimin e Qeverisë së Tiranës në Republikën e Maqedonisë. Qytetarët votuan për projekte dhe prosperitet ekonomik”, thekson VMRO-DPMNE në kumtesën e sotme.

Sipas VMRO-DPMNE-së, qeveria e re e formuar nga LSDM-ja do të ketë rol kundër vullnetit të qytetarëve ta shpall gjuhën shqipe dhe alfabetin e tij si gjuhë zyrtare, bashkë me gjuhën maqedonase dhe alfabetin cirilik. VMRO-DPMNE, siç thekson, nuk do të lejojë kurrfarë zgjidhjesh të cilat janë në kundërshtim me interesat shtetërore dhe nacionale.