Shkup, 1 tetor – Krahas gjitha presioneve, kërcënimeve, shantazheve nga ana e pushtetit, qytetarët i thanë JO marrëveshjes së dëmshme për ndryshimin e kufijve. Qytetarët thanë zëshëm JO për marrëveshjen me Greqinë. 2/3 e qytetarëve të Maqedonisë dërguan porosi të qartë se për ta kjo marrëveshje është e papranueshme. Të kota janë arsyetimet, interpretimet absurde dhe manipulimet e Zaevit, thuhet në reagimin e sotëm të VMRO-DPMNE-së.
“Qytetarët dërguan porosi të qartë se Zaev nuk ka legjitimitet të shtyjë këtë marrëveshje. Qytetarët e hodhën poshtë këtë marrëveshje. Zoran Zaev në vend se të manipulojë duhet të përballet me realitetin dhe ta hedh poshtë këtë marrëveshje e cila është në dëm të Republikës së Maqedonisë. Shtyrja e dhunshme e kësaj marrëveshje kapitulluese e çon shtetin në udhëkryq. Marrëveshja me Greqinë është hedhur poshtë nga ana e qytetarëve, ai është vendim të cilin edhe Zaev patjetër ta respektojë”, citohet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.