VMRO-DPMNE sot përmes një kumtese e ka akuzuar liderin e LSDM-së nuk ndjen kurrfarë përgjegjësie ndaj mbrojtjes së interesave shtetërore dhe nacionale dhe edhe një herë e ka riaifrmuar ofertën deri te ai që të heq dorë nga platforma e partive shqiptare, ndërsa në llogari për atë ta marrë mbështetjen e VMRO-DPMNE-së në Kuvend.
“Qytetarët nuk kanë votuar as për ndërrimin e banknotave, as për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në gjithë territorin, as për krijimin e shtetit binacional ose federalizim apo kantonizim. Qytetarët nuk kanë votuar për platformën nga Tirana. Zaevi e pranon gjithë këtë vetëm që të hyjë në pushtet pa mbështetje të popullit”, thotë VMRO-DPMNE në kumtesë. Sipas VMRO-DPMNE-së, kjo mund të shkaktojë dëm në afat të mesëm dhe të gjatë. Nga VMRO-DPMNE theksojnë se LSDM-ja një gjë të tillë e ka bërë në vitin 2014 kur për shpëtim në garën presidenciale ka vendosur që ta shtyjë Ligjin për ndarje territoriale.