Shkup, 6 qershor – Tortura e qytetarëve nuk do të thotë se LSDM ka strategji dhe masa kundër epidemisë. Maqedonia është njollë e zezë në hartën e Kovid në Evropë. Kështu akuzon VMRO-DPMNE në një reagim drejtuar mediave, ndërsa thonë se Zaevi dhe Filipçe përmes torturës së qytetarëve duan të gënjejnë se janë të përkushtuar dhe se ndërmarrin masa për zbulim të koronavirusit.
“Për to është e rrezikshme nëse qytetarët bëjnë rekreim në Shkup ose shkojnë deri në market sipas protokolleve, por nuk është problem nëse të njëjtit e lëshojnë qytetin. Shifrat e të sëmurëve dhe të vdekurve e zbuluan paaftësinë e tyre. Maqedonia është bindshëm shembulli më i keq në luftën me pandeminë në Evropë. Shifra e djeshme e rasteve të reja prej 180 është vetëm edhe një dëshmi për paaftësinë e kësaj qeverie. Gjithsej 1009 raste aktive dhe 149 të vdekur, flasin për një Qeveri të paaftë e cila kujdeset vetëm për interesat e saj”, thuhet në reagimin e VMRO-së.
Dëshmi për pakujdesinë e kësaj qeverie është konferenca e djeshme për shtyp e Sllavjanka Petroskës, vijon më tej reagimi.
“Petrovska për nevojat e Zaevit ka mbajtur konferencë shtypi, edhe pse me Vendim të ISHP-së, siç publikuan mediat e njëjta është dërguar në vetizolim shtëpiak. Nëse Sllavjanka Petrovska kishte vendim për vetizolim, ajo e ka shkelur nenin. 2 fq. 2 të Dekretit të qeverisë për zbatim të ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse dhe ka bërë vepër penale ndëshkuese me ligj. Për LSDM-në e rëndësishme është vetëm pushteti, për atë e vënë në rrezik edhe shëndetin e qytetarëve. VMRO-DPMNE është ndryshe nga LSDM. Me LSDM-në fituam regjim hibrid, kriminel dhe varfëri”.