Shkup, 12 shtator – Pas deklaratës së kryeministrin Zoran Zaev, se do të del në duel me kreun e opozitës Hristijan Mickovskin, pasi ky i fundit të del e të thotë se është kundër bojkotit për referendum, ka reaguar Vmro-Dpmne-ja, transmeton Koha.
“Debati nuk është vetëm për të grumbulluar pikë politike dhe përplasje mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, por bëhet fjalë për debat në të cilën do të bisedohet për çështje thelbësore që godasin identitetin e shtetit dhe duhet të u ndihmohet qytetarëve që të vendosin se në çfarë Maqedonie duan të jetojnë”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
“Zaev në vend që të ikë nga debatet dhe përballjeve me çka dëshiron të mbulon paaftësinë e tij, ai duhet të jep dorëheqje para se ti bën dëm shtetit”, thonë nga VMRO-DPMNE.