VMRO-DPMNE-ja sot përmes një kumtese sërish akuzoi se lideri i LSDM-së Zoran Zaev kundër vullnetit të qytetarëve e ka pranuar platformën e Tiranës dhe e shtyn zbatimin e saj, për çka konfirmuan Muhamed Zeqiri, nga partia e tij dhe Zijadin Sela nga “Aleanca për shqiptarët”, i cili, siç thekson, publikisht ka thënë se pa realizimin e asaj platforme nuk do të hyjë në qeveri.
“Zijadin Sela është njeriu nga i cili varet shumica e ardhshme qeveritare e Zaevit dhe i cili publikisht thotë se populli maqedonas para 100 viteve nuk ka ekzistuar, se nuk e pranon flamurin dhe himnin maqedonas dhe se dëshiron t’i ndryshojë edhe ato edhe Kushtetutën. Zaev hesht në deklaratat e tilla të partnerit të tij të ardhshëm qeveritar, siç ka heshtur edhe ai dhe LSLDM-ja në deklaratat antishtetërore të Edi Ramës dhe Ditmir Bushatit”, theksojnë nga VMRO-DPMNE-ja.
Sipas kësaj partie, qytetarët janë të mashtruar pas zgjedhjeve sepse, thonë, Zaev iu ka servuar diçka për çka nuk kanë votuar në zgjedhje, për çka me të drejtë janë të revoltuar.
“Qytetarët kanë kundër çdo platforme të huaj dhe përzierje në punët e brendshme të Maqedonisë. Këtë çdo ditë qartë e tregojnë në rrugët në mbarë Maqedoninë dhe kjo duhet të respektohet”, theksohet në kumtesën e VMRO-DPMEN-së.