Kryetari i zgjedhur në mënyrë të paligjshme i Kuvendit, Talat Xhaferi, i mbështetur nga LSD, filloi ta zbatojë gjuhën shqipe si gjuhë në të cilën Kuvendi drejtohet deri te opinioni, krahas gjuhës maqedonase, duke na dhënë vetëm pamje të vogël si do të zhvillohet dhe implementohet dygjuhësia në vepër, theksohet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së. Xhaferi siç theksojnë nga VMRO-DPMNE, qartë tha se nuk ka për qëllim ta respektojë ligjin aktual për shfrytëzimin e gjuhëve dhe se seancat kuvendore do t’i zhvillojë në gjuhën shqipe, ndërsa nëse për këtë ka nevojë do ta ndryshonte edhe ligjin, edhe pse udhëheqja e seancave kuvendore në gjuhë tjetër ndryshe nga ajo maqedonase, jo sipas ligjit por sipas Kushtetutës nuk është e lejuar. Nga VMRO-DPMNE theksojnë se para deklaratave të tilla dhe veprimeve për shkelje flagrante të ligjeve të Republikës së Maqedonisë dhe minimin e Kushtetutës, LSD hesht dhe i ndihmon.