VMRO-DPMNE vlerëson se sulmi i djeshëm fizik nga deputeti Maksim Dimitrievski i LSDM-së ndaj një 23-vjeçari vetëm se, siç thonë nga partia, nuk i ka pëlqyer kënga maqedonase e cila është porositur është kulmi i sjelljes kriminale të pjesëtarëve të LSDM-së.
“Dhunuesi Dimitrievski, pa kurrfarë arsye dhe shkaku guxoi që me grushte të sulmojë dhe të zihet me një djalosh 23-vjeçar vetëm për atë se nuk i ka pëlqyer kënga maqedonase e cila është porositur. Ky skandal duhet të pastrohet deri në fund. Dhuna e kriminelëve dhe e tradhtarëve të LSDM-së duhet të sanksionohet”, thuhet në kumtesën e sotme të VMRO-DPMNE-së.