Shkup, 28 janar – Parlamenti i Maqedonisë nesër në ora 11 duhet ta fillojë seancën e 32-të, ku në rend të ditës është Ligji për përdorimin e gjuhëve, në lexim të tretë, me të cilin avancohet përdorimi i gjuhës shqipe, e i cili është kthyer nga ana e presidentit të shtetit Gjorge Ivanov pa dekret të nënshkruar dhe me vërejtje të shumta. Seancën për këtë ligj, kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi e caktoi në afatin e paraparë dhe e vendosi në votim të serishëm, ndërsa për Ligjin janë parashtruar edhe mbi 32.000 amendamente rekord nga ana e VMRO-DPMNE-së opozitare. Kaq amendamente deri tani nuk janë parashtruar për asnjë ligj në Parlament… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)