VMRO-DPMNE-ja kërkon që LSDM-ja, siç qëndron në kumtesë, në vend se të merret me politikë bërje dhe obstruksione, në afat sa më të shpejtë të mundshëm së bashku me shumicën parlamentare të mundësojë mbajtje të zgjedhjeve lokale, të cilat janë të nevojshme. LSDM-ja duhet ta tejkalojë frikën dhe të tregojë pak trimëri dhe të përballet me qytetarët në zgjedhje, qëndron në kumtesë. As Nikolla Gruevski, as VMRO-DPMNE-ja, siç theksohet, nuk janë fajtor për atë që LSDM-ja e prolongon mbajtjen e zgjedhjeve lokale.
“Frika në radhët e LSDM-së nga përballja me qytetarët, të cilët i kanë zemëruar qytetarët me politikat e tyre antishtetërore është fajtori kryesor për marrëdhënien e poshtër të LSDM-së. Marrja e mandatit në asnjë mënyrë nuk lidhet me të drejtën e qytetarëve që të kenë vetëqeverisje lokale funksionale”, theksoi nga partia.