Shkup, 19 nëntor – Sikur të gjendeshin çanta Lui Viton me siguri edhe atë do ta kthenin me gjithë mijëra eurot, por nuk ka nevojë pasi as që e kërkuan.
Sikur të mos ishte tragjik vendimi për lirimin e Katica Janevës nga paraburgimi do të ishte qesharak.
Nuk ka shembull më të mirë për funksionimin e gjyqësisë Kacarska dhe prokurorisë Ruskovska nga mënyra në të cilën e udhëheqin hetimin për rastin Reket.
Nga fillimi fillimisht mohon se ekziston lëndë, ndërsa Zoran Zaev akuzonte se gjithçka ka qenë konstruksion i një gazetari egoist dhe një personi me përcaktim seksual më ndryshe.
Më shumë se e qartë është se jemi dëshmitarë të një skenari kur realizohen marrëveshjet me të involvuarit në aferën “Reket” vetëm për të mos e zbuluar lidhjen e tyre me kokën e oktapodit Zoran Zaev.
Ky nuk është shtet ligjor, Kjo duhet ndryshuar dhe do të ndryshojë pasi krimi dhe korrupsioni do të pësojnë më 12 prill.(koha.mk)