Pikat nga Platforma të cilat janë pranuar nga ana e Zoran Zaevit dhe LSDM-së nën shantazhin për të formuar Qeveri të Tiranës në Reublikën e Maqedonisë, kanë të bëjnë me ndryshimin e emrit, vlerëson VMRO-DPMNE dhe sërish i ofron Zaevit mbështetje për qeveri nëse e hedhë poshtë “Platformën e Tiranës”.
“Në zgjedhjet të cilat kaluan, qytetarët votuan për VMRO-DPMNE-në, e jo për Platformën e Tiranës. Është e palejueshme që Platforma e Tiranës të bëhet kusht për formimin e Qeverisë në Republikën e Maqedonisë. Ajo Qeveri do të ishte Qeveri e Tiranës. Zoran Zaev dhe LSDM nuk e kanë problem ta shtrembërojnë kurrizin, ta shpallin gjuhën shqipe dhe alfabetin e saj gjuhë zyrtare shtetërore, së bashku me gjuhën maqedonase dhe alfabetin cirilik. Zoran Zaev dhe LSDM nuk e kanë problem t’i ndryshojnë emrin e shtetit, himnin, flamurin, banknotat, uniformat, shkrimet”, qëndron në kumteësn e VMRO-DPMNE-së.
Nga partia pyesin nëse qytetarët janë të gatshëm për ridefinim, kantonizim, federalizim, ndryshim të emrit, flamurit dhe himnit të Republikës së Maqedonisë me çmim të formimit të Qeverisë së Tiranës, ceket në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.