Shkup, 20 shtator – Pas konferencës për gazetarë të ministres Jagoda Shahpanska ka reaguar VMRO-DPMNE, e cila thekson se Zaev dhe minisrtrja e tij për punë dhe politikë sociale nuk dinë asgjë tjetër përveç asaj që t’i gënjejnë qytetarët duke shtuar se Zaev dhe Shahpaska me procedurën e papërshtatshme dhe protokollet e papërshtatshme për punën e kopshteve rrezikuan shëndetin e popullatës më të re, fëmijëve. Duke mos pasur kujdes për fëmijët, ata luajnë me prindërit e tyre.
“A e di qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja se çfarë duhet bërë për punën e kopshteve në një situatë pandemie me kovid-19, është e qartë që jo, sepse me hapjen e kopshteve, janë paraqitur problemet. Nga dita në ditë ne dëgjojmë vetëm për fëmijë të sëmurë dhe të sëmurë në mesin e punonjësve. Numri i fëmijëve të sëmurë vetëm po rritet dita ditës”, thekson VMRO-ja.