Shkup, 8 tetor – Zoran Zaev nuk ka legjitimitet ta ndryshojë Kushtetutën që ta ndryshojë emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë, njoftojnë nga Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së.
“Zoran Zaev nuk ka legjitimitet t’i ndryshojë, identitetin, historinë kulturën dhe traditën e Republikës së Maqedonisë. Krahas të gjithë parregullsive, frikësimeve, shantazheve dhe mbushjes së kutive qytetarët thanë JO. Një milion e 200 mijë qytetarë i dhanë karton të kuq Zoran zaevit dhe LSDM-së në referendum. Qytetarët nuk e mbështetën politikën e tij antishtetërore se marrëveshja e Prespës për ndryshim të emrit është juridikisht-politikisht e vdekur”, thuhet në kumtesë.
Zoran Zaev, thuhet më tej, duhet të heq dorë nga marrëveshja kapitulante për ndryshim të emrit.