Shkup, 16 korrik – Zoran zaev është promotori dhe mbrojtësi i krimit. Zoran zaev është koka e oktopodit.
I vetmi politikan tre herë i falur në Evropë deri dje e sforconte dhe mbronte Katica Janevën e cila i kryente porositë e tija për qërim hesapesh me jobashkëmendimtarët.
Presim hetimi të konstatojë nëse Zoran Zaev ka marrë pjesë në targetimin, zhvatjen dhe mbulimin e zhvatjeve ndaj biznesmenëve dhe çfarë përqindje ka marrë nga zhvatja.
A është kjo arsyeja që fshihet identiteti i Kikit dhe Frikit dhe të njejtit për momentin janë anashkaluar nga hetimi? Çka dinë Kiki dhe Friki për krimet e Zaevit kështu që ai nuk dëshiron t’i zbulojë funksionarët dhe bashkëpunëtorët e vet të lartë.
Nëse ekziston shtet juridik do të dëshmohet përzierja e kryesisë së LSDM-së në skandalin që e tronditi Republikën e Maqedonisë.
Prokuroria nëse nuk është në duart e pushtetit do të veprojë në emër të së drejtës dhe drejtësisë.
Vetë materialet të cilat i posedon prokuroria do të japin përgjigje se kush janë të përzier në këtë aferë.
Njëkohësisht VMRO-DPMNE kërkon mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në emër të demokracisë dhe në emër të drejtësisë.
Është koha t’u vihet fundi njerëzve të këtillë të korruptuar në mënyrë që të mund të vazhdojmë të ndërtohemi si shtet i cili do të ofrojë të ardhme për çdo qytetar.