Pas deklaratave të djeshme të kreut të VMRO, Nikolla Gruevski dhe presidentit Gjorgje Ivanov, të cilët edhe njëherë kanë shprehur qëndrimet e tyre kundër platformës shqiptare dhe zyrtarizimit të gjuhës shqipe, ka reaguar Lëvizja Besa. Zëdhënësi I kësaj partie, Orhan Murtezani, tha se VMRO DPMNE po e shfrytëzon platformën shqiptare si pretekst për të zhvilluar agjenda antishqiptare. “Nëse edhe pas gjithë atyre sqarimeve në lidhje me hartimin e deklaratë së përbashkët të partive politike shqiptare të Maqedonisë. Gruevski dhe kompania e tij, ende vazhdojnë të insistojnë në përmendjen e Tiranës. Madje, edhe kërcënohen në emër të kësaj teze. Kjo I bie se ata janë gëzuar shumë që ndodhi kjo deklaratë që të mund të zhvillojnë agjenda antishqiptare, madje duke i kaluar edhe kufijtë e Maqedonisë”., tha zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Orhan Murtezani. Këtë qasje të VMRO DPMNE dhe presidentit Ivanon, Murtezani e ka quajtur tendencioze dhe joserioze. “Në vend të ndërtimit të mirëbesimit të brendshëm që e kemi të nevojshëm për të dalë nga kjo krizë, po përgatiten skenarë të cilat do të jenë të dëmshme edhe për Maqedoninë por, madje edhe për tërë Ballkanin”, theksoi Murtezani. Ai më tej u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptar që të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bien pre e deklaratave të tilla tendencioze nga politikanë të pakujdesshëm, siç i ka quajtur ai.