Shkup, 6 korrik – VMRO-DPMNE do të formojë 10 grupe parlamentare në Parlament, 9 prej të cilave do të kenë nga 5 deputetë, kurse njëri do të jetë i përbërë nga 6 deputetë. Siç ka brifuar deputeti Ilija Dimovski, kjo bëhet me qëllim që të shfrytëzohen mundësitë e rregullores, respektivisht që te mund më tepër të diskutohet sepse koordinatorëve të grupeve parlamentare u lejohet 15 minuta dhe për vërejtje procedurale 3 minuta. Kjo nuk është hera e parë një koalicion të ketë më shumë grupe parlamentare, pasi në2 vitin 2006 koalicioni i udhëhequr nga LSDM kishte 3 grupe, por risi kësaj radhe është që një parti të ketë më shumë grupe parlamentare në Parlament. Ndaj formimit të 10 grupeve parlamentare nga VMRO-ja ka reaguar LSDM-ja dhe BDI-ja. Deputeti i BDI-së Rexhail Ismaili në konferencë për shtyp tha se edhe pse është legjitime formimi i 10 grupeve parlamentare, kjo nuk i shërben zhvillimit të proceseve normale në Parlament. “Formimi i 10 grupeve parlamentare nga VMRO-ja mundet vetëm t’i prolongojë votimet e pikave të rendit të ditës, pasi që nëse ka 10 grupe, do ketë edhe 10 koordinatorë dhe 10 zëvendëskoordinatorë. Secili me fjalim procedural e bllokon Parlamentin”, tha Rexhail Ismaili deputet i BDI-së. LSDM formimin e dhjetë grupeve parlamentare nga VMRO e konsideron si bllokadë klasike të punës së Parlamentit. “Me këto bllokada VMRO tregon se është parti dyfytyrëshe, e papërgjegjshme dhe vetjake. Shumica parlamentare do të bënë çmos që të mos lejon pengimin e realizimit të reformave, gjegjësisht të miraton vendimet për rritjen e rrogës minimale, të hap më shumë vende të reja të pune dhe drejtësi për të gjithë qytetarët. Kërkoj nga VMRO-ja të ndërpresë këtë praktikë të nënçmimit të institucionit më të lartë shtetëror-Parlamentin. Mos të bien pre e disa personave të cilat për t’u mbrojtur nga veprat kriminale të kryera gjatë 10 viteve të fundit, duan të bllokojnë gjithë shtetin”, tha Aleksandar Tuntev, deputet i LSDM-së. Ai aspak aspak nuk e kontestoi se këtë të drejtë ua mundëson rregullorja e Parlamentit, por se ky veprim i VMRO-së, thekson ai, nuk shkon në interes të shtetit, por bëhet për interesa individuale të disa personave të zhytur në krime. “LSDM së bashku me shumicën parlamentare do të merr të gjitha masat që ta pengon këtë veprim të VMRO-së. Rregullorja e punës së Parlamentin është sjellë nga VMRO-ja në vitin 2008, pa u konsultuar me partitë e tjera, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të ndryshohet. Intenca e shumicës parlamentare do të jetë që të sjellim rregullore të re më konsensus, e jo siç i sillte deri më sot VMRO-ja dhe tani po i keqpërdorë”, tha Tuntev. Ai si shembull e përmendi dhe rastin e fundit të seancës së gjatë plenare në Parlament, ku për pikën e katër të rendit të ditës për Raportin vjetor për vitin 2016 të Avokatit të Popullit, për diskutim janë paraqitur 35 deputetë të VMRO-së dhe 40 deputetë tjerë për replikë. (Z.V)