Shkup, 15 janar – VMRO-DPMNE ka përsëritur se nuk do të pranojë gjuhën shqipe në tërë territorin e vendit si dhe vazhdim të mandatit të Prokurorisë Speciale. Në një intervistë për Kanal5, deputeti Antonio Milloshoski ka thënë se VMRO asnjëherë nuk do të formojë Qeveri me çdo kusht, e veçanërisht jo me ato pika si është ndryshimi i Kushtetutës. “Nuk do e ndryshojmë Kushtetutën për asnjë çmim, nuk vendosim dygjuhësinë në gjithë vendin, ne nuk kemi mandat nga qytetarët tanë të bëjmë atë. PPS gjatë kohës së kaluar e kemi parë sa ishte politizuar, mandatin dhe ingerencat e saj do i respektojmë, por nuk do futemi në politikë inzhinieringu. Presim se pozicionet e BDI-së në këtë kontekst të ngushtohen në lidhje me formimin e Qeverisë së re, pres që javën që vjen – VMRO edhe zyrtarisht t’i fillojë bisedimet për formimin e Qeverisë së re me BDI-në, e sa do kemi sukses – do shohim deri më 29 janar”, ka thënë Milloshoski.ai është shprehur se LSDM në dy javët e kaluara ka pasur qëndrim për ndotjen e ajrit, për importin e rrymës dhe shumë problematika tjera…, ndërsa lidhur me Platformën e shqiptarëve – nuk ka thënë dy fjalë. “Partia e Zaevit përmes ekspertëve të tyre ka dërguar sinjale se për ta është e pranueshme Platforma vetëm e vetëm të vijnë në pushtet. Platforma paszgjedhore e disa partive shqiptare pavarësisht si është formuar, ajo para se gjithash është joprincipiele për shkak të përfshirjes së një kryeministri të vendit tjetër, ne kishim krizë politike para dy viteve dhe është jashtë çdo loje ajo krizë politike nga dikush të shfrytëzojë të kompensojë për probleme ndëretnike, atë qartë e thash se do të mundohemi të bëjmë Qeveri e cila ngjason me realitetin tek votuesit dhe vullneti i tyre në zgjedhje”, është shprehur Milloshoski.