Shkup, 12 tetor – Të premten në Parlament, Komisioni për çështje kushtuese pati vazhdimin e dytë të debatit për ndryshimet kushtetuese, debat ky që pritej të mbyllej po të premten për shkak të numrit të paktë të diskutuesve që mbetën të merrnin fjalën, shkruan gazeta KOHA. Ndërkaq të hënën do të merret vesh përfundimisht, kur edhe duhet të fillojë seanca plenare, nëse vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme apo deputetët e opozitës do të përkrahin ndryshimet kushtetuese me çka edhe do të mbyllet implementimi në Parlament i Marrëveshjes për emrin me Greqinë.
Tani për tani, topi gjendet tek kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickovski se çfarë do të veprojë në raport me këtë Marrëveshje. Para se të fillojë mbledhja në Komisionin parlamentar të kushtetutës, Mickovski thirri në koordinim të gjithë deputetë e partisë së tij dhe partive që ka në koalicion, ndërsa për mediat tha se kanë filluar përgatitjet për zgjedhje të parakohshme. Ai madje ka demantuar se janë shkarkuar nga partia nënkryetari… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)