Prokuroria speciale publike me anulimin e rastit “Puç”, me lëshimin e Verushevskit nga paraburgimi dhe me atakun e tanishëm ndaj mediave konfirmoi se nuk ka asnjë arsye racionale për vazhdimin e mandatit të saj, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
VMRO-DPMNE-ja, siç theksohet në kumtesë, votoi për PSP-në e cila në mënyrë profesionale, paanësisht dhe në mënyrë joselеktuese do ta kryejë punën.
“VMRO-DPMNE-ja nuk ka votuar për PSP-në që do të jetë bashkëpunëtore e parë dhe dëgjuese e kriminelëve të falur dhe do të shërbejë si organizatë komunale e udhëheqësisë së LSDM-së. VMRO-DPMNE-ja nuk votoi për PSP-në e cila do të frikësojë dhe do të mbyllë media. VMRO-DPMNE-ja nuk votoi për PSP-në e cila do të punësojë të afërm dhe anëtarë partiakë të LSDM-së dhe do të angazhojë funksionarë dhe subjekte të Zaevit si ekspertë”, theksojnë nga VMRO-DPMNE-ja.