Sipas burimeve anonime të afërta me VMRO-në, struktura udhëheqëse partiake ndonëse nuk do të bëjnë thirrje për bojkot por se nuk priten të dalin të votojnë as për opsionin kundër në referendum. Sipas këtyre burime ky do të jetë një bojkot i heshtur i shprehur në mënyrë indirekte nga strukturat partiake. Ndryshe nga Shtabi i krizës i përbërë prej 30 subjekte partiake dhe organizata joqeveritare të martën kanë qenë në pritej që VMRO të marrë vendim të prerë për bojkot të referendumit
Fatos RUSHITI
Shkup, 12 shtator-Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE me kryetar Hristijan Mickovskin mbetet në qëndrime të forta kundër Marrëveshjes për emrin me Greqinë. Sa i përket referendumit VMRO më së voni sot do të shpall qëndrimin përfundimtar pas analizave dhe diskutimeve të gjera brenda partiake. Por nga ajo që thotë për gazetën KOHA zëdhënësi i partisë Dimçe Arsovski, len të kuptohet se kjo parti nuk do të marrë vendim konkret bojkot por se deri në fund do të kundërshtojë Marrëveshjen për emrin.
“Sot kryetari me kryesinë e ngushtë, kishte takim me grupin parlamentar, më vone do të mblidhet Komiteti Drejtues dhe Komiteti Ekzekutiv dhe vetëm sonte vonë ose nesër mund të dimë qëndrimin e Partisë për referendumit. Ajo që mund te them tani është se marrëveshje për emrin me Greqinë është katastrofale dhe ne mbetemi në qëndrimin për ta kundërshtuar deri në fund. Por se çfarë do të vendosin organet më të larta partiake nuk mund të prejudikoj prej tani”, tha zëdhënësi partiak Dimçe Arsovski.
Bojkot i heshtur
Ndërkaq sipas burimeve anonime të afërta me VMRO-në strukturat udhëheqëse partiake ndonëse nuk do të bëjnë thirrje për bojkot por se nuk priten të dalin të votojnë as për opsionin kundër në referendum. Sipas këtyre burime ky do të jetë një bojkot i heshtur i shprehur në mënyrë indirekte nga strukturat partiake. Ndryshe nga Shtabi i krizës i përbërë prej 30 subjekte partiake dhe organizata joqeveritare të martën kanë qenë në pritej që VMRO të marrë vendim të prerë për bojkot të referendumit siç thoin ata për ta gëzuar popullin me këtë vendim të drejtë.”Në këto momente të vështira për atdheun kur pushteti puçist në Shkup është në tentime dëshpëruese për të prishur gjithçka që është maqedonase, VMRO-DPMNE-ja të qëndrojë në anën e popullit të Maqedonisë, një pjesë e madhe e qytetarëve, maqedonasit jashtë vendit, të cilët nuk do të dalin në referendumin e ardhshëm se nuk dëshirojnë ndryshim të emrit shekullor të Maqedonisë”, citohet në njoftim . Shtabi i krizës kundër referendumit dhe populli i Maqedonisë, citohet më tej, fuqishëm besojnë se edhe VMRO-DPMNE-ja si parti demokristiane dhe me besim të plotë në Zot, e ndan gatishmërinë tonë të mbesim ata që jemi, të shkohet deri në fund në mbrojtjen e Maqedonisë dhe qytetarëve të Maqedonisë, nga qëllimi qartë i shprehur i pushtetit puçist në Shkup që t’i fshijë maqedonasit. Në këtë moment, thuhet në kumtesë, duhet të largohen mënjanë interesat e ngushta-partiake dhe të gjitha forcat nacionale dhe patriotike që në mënyrë të drejtë t’i sistemojnë interesat që nënkupton, nënë vend të parë interesin nacional dhe shtetëror , në vend të dytë interesin partiak dhe madje diku në vend të tretë interesin personal.
Liderët politik shqiptar, më aktiv pro referendumit
Nga ana tjetër liderët politik shqiptar janë më se aktiv pro referendumit. Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi e quajti ngjarje të madhe historike, kur veç tjerash siç shtoi Thaçi me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO statusi i shqiptarëve në Maqedoni dukshëm do të përmirësohet. “Ky referendum është jashtëzakonisht i rëndësishëm për shqiptarët, tepër i rëndësishëm sa që më lejoni ta quaj historik. Unë nuk po marr mbi vetë si kryetar, as si parti meritat për betejat e mëdha historike që bashkarisht i kemi pasur. Vetëm dua ti përkujtoj skeptikët, dua ti përkujtoj dhe dembelët se kjo betejë është historike e shqiptarëve dhe kjo betejë po zgjat me shekuj e me shekuj. Çdo betejë e jona kombëtar jashtë rrugë së NATO-s dhe Unionit Evropian aspak nuk ka kuptim, deklaroi kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi. Ai shtoi se PDSH historikisht ka qenë e pozicionuar pro vlerave që sjell NATO dhe BE dhe se ka punuar fort për to, kurse më integrimin në NATO do të përmirësohet dukshëm statusi i shqiptarëve në Maqedoni. “Apekti kombëtar, çështja e identitetit dhe e të drejtave juridike-kushtetuese shumë shpejtë do të përmirësohet. Në punojmë, insistojmë dhe jemi këmbëngulës në këtë drejtim”, theksoi Menduh Thaçi. Partia më e madhe në pushte nga radhët e shqiptarëve BDI, të martën në mesditë kishte mbledhje të shtabit qendror më të gjah funksionarët shtetëror nga kjo parti, deputete, ministra, zëvendësministra, drejtor dhe kryetar komunash. Ministri i arsimit Arbër Ademi, tha për mediat se kjo mbledhje ka për qilim ti definojë agjendat partiake nëpër strukturat lokale. Asghjë nuk i lihet rastit, por të gjithë do të punojmë për një referendum të suksesshëm”, tha mes terash Arbër Ademi.