VMRO-DPMNE sot përmes një kumtese thekson se “LSDM-ja është në panik të pritur pasi krimet e Zoran Zaevit kanë filluar gjithnjë e më shumë po dalin në sipërfaqe”, duke bërë me dije në punën e NP “Strumica gas” nga Strumica për çka është formuar lëndë në Prokurorinë Publike. “Opinioni mësoi për tenderët e ndërmarrjes publike ‘Strumica gas’ me të cilët Zoran Zaev e mbushte me para bashkëpartiakun e tij Mitko Andreevski, kryetar i komisionit partiak për energjetikë. Një njeri firmë, pa pronë dhe mjete, e regjistruar në shtëpinë e bashkëshortes së tij i fiton tenderët e ‘Strumica gas””, qëndron në kumtesë.
Sipas VMRO-DPMNE-së, vetëm me tenderin e fundit nga viti 2016 është bërë dëm nga 700.000 euro, të holla të qytetarëve të cilët, theksojnë, kanë përfunduar në xhepat e Zaevit dhe bashkëpjesëmarrësit të tij partiak. “E qartë si dita është se NP ‘Strumica gas’ nuk punon në dobi të qytetarëve, por vetëm në interes të rrjetit kriminel të tenderëve nga i cili pasurohen Zoran Zaev dhe partnerët e tij. Lënda tanimë është në duart e Prokurorisë Publike e cila nuk duhet të lëshojë pe ndaj presioneve politike nga LSDM-ja. Secili që ka vjedhur duhet të përgjigjet”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.