Shkup, 18 prill – Platforma shqiptare sërish ka dominuar debatin e ditës së martë gjatë vazhdimit të 13-të të seancës konstituive, duke shmangur kështu debatin mbi pikën e tretë të rendit të ditës, zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për zgjedhje dhe emërime, shkruan gazeta KOHA. Kritikat e vazhdueshme të deputetëve të VMRO-së ndaj Platformës shqiptare, konkretisht akuzat për pranim të saj nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ndikuan që të reagojnë deputetë nga BDI dhe LSDM. “Në Parlament nuk mund të votohet për dy platforma. Nuk jam e sigurt se deputetët shqiptarë do të votojnë për platformën e Zaevit pa qenë të përfshira të gjitha pikat e Deklaratë së Tiranës”, theksoi deputetja Bllagica Llashkoska nga VMRO. “Ju mbroni diçka tjetër, përveç privilegjeve që… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)