Manastir, 27 shtator – Ne prej sot nisemi nëpër shtëpi, rrugë dhe bulevarde që qytetarëve t’ua rrëfejmë tregimin tonë dhe me ta në programin tonë parazgjedhor t’i realizojmë politikat e Qeverisë së ardhshme, theksoi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickski dhe e paralajmëroi fillimin e fushatës “Biseda për ripërtëritjen e Maqedonisë”.
Mickoski para qytetarëve të Manastirit theksoi se fushata do të ndahet në dy pjesë, pjesa e parë – program interaktiv të cilin do ta shkruajnë qytetarët për secilin qytet ndaras, dhe e dyta pjesa strategjike, kushtuar projekteve strategjike të rëndësishme për të gjithë shtetin.
“Kjo gjeneratë e maqedonasve nuk ka të drejtë për gabim dhe prandaj me vendosmëri do ta ripërtërijmë shtetin dhe do ta bëjmë vend të dinjitetshëm për të jetuar. Punën e parë që do ta bëjmë është “zero tolerancë” për krimin dhe korrupsionin pa dallim se nga vjen dhe kush e ka bërë atë, i përcaktuar apo i papërcaktuar politikisht. Populli nuk ka besim as në partitë politike pasi shohin se partitë politike së bashku me gjykatësit dhe prokurorët bashkëpunojnë vetëm për interesat e veta”, theksoi Mickoski.