Shkup, 4 shkurt – Maqedonia në kohën e LSDM-së as që ishte e ranguar në Indeksin konsumator shëndetësor evropian (EHCI), thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së ndaj kumtesës së LSDM-së. Sipas raportit të EHCI-së, ceket në reagimin VMRO-së, sistemi “Termini im” në të gjitha rangimet e deritanishme është cekur si reformë e cila rekomandohet për implementim edhe në vende të tjera evropiane dhe mu në implementimin e këtij sistemi nacional në masë të madhe referohej përparimi më i madh i Maqedonisë në 11 vendet e indeksit, që është përparimi më i madh për një vit në historinë e rangimit. Nga VMRO-DPMNE theksojnë se në raportin më të ri madje edhe është cekur se Serbia ka arritur përparim mu pasi që e ka implementuar sistemin e përpunuar sipas shembullit të “Terminit tim” të Maqedonisë. Sipas VMRO-DPMNE-së, kjo është relevante për të gjithë ekspertët nga të gjitha vendet përveç për ekspertët e LSDM-së.