Shkup, 15 janar – Zoran Zaev duhet të japë dorëheqje dhe të ndalet të gjejë arsyetime qesharake duke e nënçmuar popullin, porositi në konferencën e sotme për shtyp Kërsto Jovanovski nga VMRO-DPMNE. “Kaluan saktë 38 ditë, ndërsa Zoran Zaev nuk ka ndër mend të tërhiqet nga politika ashtu siç premtoi vetë përderisa humb në këto zgjedhje, ndërsa i humbi. Kaluan më shumë se një muaj kur më 11 dhjetor ishte mposhtur politika destruktive dhe manipuluese e LSDM-së dhe e Zoran Zaevit. Populli përkrahjen më të madhe ia dha VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”, ndërsa Zoran Zaev u tërhoq dhe vendosi të fshihet”, theksoi Jovanovski. Kjo, shtoi, tregon se Zoran Zaev ka për qëllim ta mbajë në peng edhe partinë e tij, por edhe tërë Maqedoninë, vetëm me një qëllim të vetëm ta ruajë karrierën e tij politike dhe t’i shmanget përballjeve me drejtësinë. Jovanovski potencon se dorëheqja është gjëja më e mirë të cilën Zoran Zaev mund ta bëjë për Maqedoninë.