Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në emisionin “Rruga drejt” në Alsat-M ka thënë se janë vërejt dallime midis dy filozofive paraprake, asaj të VMRO-së dhe BDI-së. Sipas tij, VMRO gaboi në strategji, hapi një front të gabuar ndaj shqiptarëve në kursin e saj politik, ata paraqiteshin kinse si më të denjë dhe më të përgjegjshëm dhe ndërtonin një imazh një superkomb, gjë e cila irritoi pjesën dërmuese të shqiptarëve. “Kjo filozofi që ndërtoi VMRO ra ndesh me politikat ndërkombëtare dhe këtu filloi krijimi i hendekut midis shqiptarëve dhe përfaqësues legale dhe legjitime të VMRO-së”, ka thënë Ahmeti. Sipas tij, numerikisht kjo qeveri është kaq sa është një shumicë e brishtë, por siç shton, “duhet të demonstrojmë guximshëm reforma, implementim sepse duhet të qëndrojmë fort në premtimet para ndërkombëtarëve…”.