VMRO-DPMNE-ja mbetet në qëndrimin se LSDM-ja në mënyrë të paligjshme e ka zgjedhur Talat Xhaferin në pozitën e kryetarit të Kuvendit dhe se me këtë ka treguar se është e gatshme ta shkelë dëshirën e popullit dhe Kushtetutën dhe interesat nacionale dhe shtetërore.
“Dëshmia më e mirë për shkeljen flagrante të procedurave dhe normave nga ana e LSDM-së është tentimi i turpshëm që në mënyrë të paligjshme të zgjidhet kryetari i Kuvendit. Në këtë vendim të paligjshëm si nënshkrues qëndron Goran Misovski me funksionin zëvendës-kryesues i Seancës konstitutive të Kuvendit të Maqedonisë”. Ky është një falsifikim klasik dhe shkelje e ligjit, theksoi në konferencën e sotme për shtyp Zoran Ilioski nga VMRO-DPMNE-ja.