VMRO me Siljanovskën në zgjedhjet presidenciale, KOHA ju sjell deklaratat antishqiptare

Shkup, 16 shkurt – Gordana Siljanovska, profesoreshë e Fakultetit Juridik në Universitetin e Shkupit është kandidatja zyrtare e VMRO-DPMNE-së për presidente në zgjdhjet presidenciale që duhet të mbahen edhe dy muaj.

Siljanovska ka marrë mbështetjen e shumicës së delegatëve të Kuvendit zgjedhor të VMRO-së që sot u mbajt në Strugë.
Për Siljanovskën kanë votuar 408 delegatë nga 520 gjithsej, ndërsa kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickovski u shpreh me se Siljanovskën, fitorja është e sigurt.
Ndryshe, Siljanovska kishte mbështetjen edhe të profesorëve dhe intelektualëve maqedonase. Javë më parë, 30 profesorë universitar kishin firmosur mbështetjen e Siljanovskës për presidente të vendit, ndërsa thirrja për mbështetjen i drejtohet dy partive maqedonase – VMRO dhe LSDM.
Ndër të parët që kanë firmosur mbështetjen për SIljanovskën gjendet edhe Biljana Vankovska dhe Karolina Ristovska Asterud, profesorë universitar më antishqiptarë që mund të gjenden në Universitetin e Shkupit, ndërsa hapur janë shprehur edhe ndaj Ligjit për gjuhën shqipe. Mbështetje Siljanovskës i ka dhënë eshe Jani Bojaxhi, regjisori që në filmin e tij të fundit “Tallja e Krishtit”, Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare e paraqiti si ushtri monstruoze.
Por, të kthehemi te deklaratat e Siljanovskës për kërkesat ndër vite të shqiptarëve. Qëndrimi i saj antishqiptar u dëgjua kohët e fundit pas zyrtarizmit të gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare në vend. Për Siljanovskën, publikimi i Ligjit në “Gazetën Zyrtare” është kundër-kushtetues, ndërsa kërkonte përgjegjësi nga kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi, si dhe nga drejtori i “Gazetës Zyrtare”.
Edhe ndryshimi i Preambulës, në të cilën u vendos si term edhe “Marrëveshja kornizë e Ohrit”, për Siljanovskën ishte kundër-kushtetuese.
“Është jologjike që Marrëveshja e Ohrit të gjenden në Preambulë. Marrëveshja e Ohrit është realitet. Ajo ndryshohet dhe vlerësohet në të gjitha raportet vjetore, ndërsa në Preambulë futen aktet e sjella nga Parlamenti, dokumentet kushtetuese dhe dokumentet shtetërore. Marrëveshja e Ohrit ishte marrëveshje politike e miratuar nga katër parti politike me garanci të presidentit të asaj kohe dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë. Megjithatë, ky dokument vetëm në anglisht nuk është dokument i ratifikuar nga Parlamenti, ndërsa akoma nuk është vlerësuar nga Gjykata Kushtetuese”, shkruan Siljanovska. Ligji për gjuhën shqipe, sipas Siljanovskës, është antikushtetues dhe kundër Marrëveshjes së Ohrit, shkruan KOHA.
“Propozim-ligji për gjuhët, që në Parlament dy herë u miratua me procedurë të shkurtër, është anti-kushtetues dhe rrënon frymën e Marrëveshjes së Ohrit. Nenet që ky ligj parasheh përdorimin e shqipes për uniformat dhe simbolet, si dhe në gjyqësor, janë çështje që duhet të sillen me shumicën e dyfishtë dhe jo me 61 vota. E treta, ky ligj nuk thirret në asnjë rregullativë apo direktivë të Bashkimit Evropian që i njëjti të jetë me flamur evropian dhe të miratohet me procedurë të shkurtër. Veç kësaj, miratimi është edhe në kundërshtim me Rregulloren e Parlamentit”, thotë Siljanovska. (koha.mk)