Shkup, 11 nëntor – VMRO-DPMNE kërkon mbështetje masovike nga qytetarët më 11 dhjetor. Me fitimin e 63 deputetëve, paralajmërimet e të abolicuarit Zoran Zaev për ndryshim të Kushtetutës dhe vendosje të dygjuhësisë në tërë territorin do të mbeten edhe një faqe e turpshme në historinë e LSDM-së. Me fitimin e 63 deputetëve për VMRO-DPMNE-në, Republika e Maqedonisë nuk do të ridefinohet. Këtë në konferencë për shtyp e tha Ivica Konevski nga VMRO-DPMNE, sipas të cilit, nëse maqedonasit të cilët nuk dakordohen që të shpërngulen dhe të punësohen shqiptarë në administratën në Strumicë, Shtip, Radovish, Aerodrom, Karposh, Qendër dhe komunat dhe qytetet e tjera vetëm për shkak të tentimit të të abolicuarit Zaev që të fitojë ndonjë votë më shumë, nuk janë fytyra e shëmtuar e Maqedonisë. Ai tha se Zaev i ofendon qytetarët e vet që t’u vardiset votuesve shqiptarë. “Sjellja e këtillë e kriminelit të abolicuar Zoran Zaev është turp për shtetin dhe të të gjithë ata që i dhanë jetët për Maqedoni të pavarur në të cilën jetojmë sot. Tnai nuk është koha për ridefinim të shtetit. Tani është koha t’i thuhet lamtumirë kriminelit të abolicuar zaev dhe politikës së tij destruktive, hipokrite dhe antishtetërore”, theksoi Konevski, raporton gazeta KOHA. Në ndërkohë, partitë nga koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” sot nënshkruan deklaratë për dalje të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të caktuara për më 11 dhjetor. Deklaratën “Maqedonia 2020” e nënshkruan lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe përfaqësues të rreth 25 partive të koalicionit në Muzeun e Luftës së Maqedonisë për shtetësi dhe pavarësi. Gruevski, në fjalimin e vet theksoi se do të angazhohet për avancim të standardeve në të gjitha fushat dhe sigurimin e të ardhmes prosperuese për të gjithë qytetarët. Prioritet strategjik, siç theksoi Gruevski, mbetet rritja ekonomike dhe punësimi, si dhe rritja e standardit jetësor të qytetarëve.