VMRO-DPMNE-ja ka dorëzuar afro 950 amendamente për Propozim-ligjin për Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë, bëri të ditur në konferencën e sotme për shtyp deputeti Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE-ja.
Sipas tij, shumica në pushtet duhet ta kuptojë se duhet sa më shpejtë t’i japë fund keqpërdorimit të vendosjes së flamurit evropian në ligje të cilat nuk kanë kurrfarë pikë të përbashkët me rregullativën evropiane, e gjithë kjo me qëllim që të shkurtohet afati për realizimin e ndonjë marrëveshje të caktuar politike ose të koalicionit të Qeverisë.
“Pikërisht i tillë është shembulli me Propozim-ligjin për Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë, ku në thelb të atij ligji kriteret objektive dhe pikët të cilat për momentin janë rreth 90 për qind nga numri i përgjithshëm i pikëve devalvohen në llogari të rritjes së subjektivizmit dhe vendosjes së Komisionit për Vlerësimin e Studentëve të Mundshëm për Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë, e cila është e përbërë në pjesë të madhe me rekomandim të pushtetit ekzekutiv dhe të Ministrisë së Drejtësisë”, tha Milloshovski.
Për këtë vlerësojmë, siç tha, se kjo nuk është reformë e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë, përkundrazi bëhet fjalë për antireformë të cilën ne vlerësojmë se nuk është mirë që të kalohet dhe ta degradojë tashmë të krijuar të meritave, i cili është ndërtuar jo vetëm me mbështetje të shtetit tonë, por edhe nga Franca dhe SHBA-ja, si donues më të mëdhenj të Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë.
I pyetur për Ligjin për shërbim në prokurorinë publike, Milloshovski tha se do të dorëzojnë numër të mjaftueshëm të amendamenteve për atë ligj, siç shtoi, që të mos mund të kalojë sepse qëllimi i këtij ligji është që të rrumbullakohet Ligji për Prokurori Publike dhe prokurori publik të marrë ingerenca të cilat nuk i takojnë, që kanë lidhje me të punësuarit në PSP.
“Derisa ekziston dyshim i madh për krim të bërë, për shpërblime të pranuara joligjore dhe për keqpërdorim të pozitës zyrtare nga ana e të gjithë prokurorëve specialë publikë dhe një numri të madh të hetuesve dhe bashkëpunëtorë të tyre vlerësojmë se nuk duhet të ketë çfarëdo lloj legalizimi për ato dyshime për punë joligjore. Dhe për këtë insistojmë se nëse shumica kuvendore ka qëllim të sinqertë që ta votojë iniciativën tonë për formimin e Komisionit Anketues për Kontroll të Punës Materiale-Financiare të PSP-së. I bëjmë thirrje prokurorit shtetëror publik që sa më shpejtë të dalë me hetim final dhe akuza të mundshme për keqpërdorim të pozitës zyrtare sa i përket veprimit të paligjshëm të shpërblimit të anëtarëve të PSP-së dhe bashkëpunëtorët e tyre”, tha Milloshovski.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Milloshovski tha se VMRO-DPMNE-ja ka qëndrim parimor se secili Kod Zgjedhor duhet të miratohet me koncensus sa më të gjerë partiak dhe sa më larg momentit zgjedhor.
“Nuk mundet që Kod i ri Zgjedhor të miratohet pa leje të partive më të mëdha politike dhe të sillet një ose dy muaj para zgjedhjeve. Pa dallim se sa modeli i tanishëm ose i ardhshëm i mundshëm zgjedhor mund të jenë më të mirë ose më pak i mirë nga ajo që sot e kemi si praktikë zgjedhore”, tha Milloshovski.
Ai informoi se VMRO-DPMNE-ja ka dorëzuar rreth 600 amendamente të Ligjit për një njësi zgjedhore dhe po qa numër të amendamenteve për propozim-ligjin tjetër që ka të bëjë me listat zgjedhore.