VMRO: Mbyllja e bankës Eurostandard, sulm mbi sistemin bankar

52

Shkup, 13 gusht – Nga VMRO-DPMNE-ja dolën me reagim në të cilin thonë se shkatërrimi i bankës është edhe një mossukses i kësaj qeverie dhe është goditje serioze për sektorin bankar dhe financiarë. Ngritën pyetjen nëse po ndodhë Oktopod i ri dhe pjesë e dytë e aferës TAT. Thonë se problemi duhet të shihet në mënyrë më sistematike, sidomos kur në opinion qarkullonin informata se banka ka pasur problem që nga viti i kaluar. Pyetën nëse kriza ka ndikuar në shkatërrimin e bankës dhe nëse po, pse nuk është ndërmarrë asgjë nga shteti për ta shpëtuar. Kërkuan pushteti të përgjigjet nëse paraprakisht janë ndërmarrë të gjitha veprimet që banka të shpëtojë.

“Me këtë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe indirekt janë prekur shumë pensionistë që marrin pension në këtë bankë, njerëz që marrin rroga dhe biznese që i kanë shfrytëzuar shërbimet e bankës. Me shkatërrimin e bankës janë vënë në pikëpyetje pagesat për 55 mijë qytetarë prej të cilëve 35 mijë pensionistë dhe thuajse 20 mijë shfrytëzues të ndihave sociale- deklaroi Gordana Dimitrievska Koçovska, VMRO

Comments are closed.