Shkup, 26 mars – VMRO ka akuzuar sot LSDM-në se nuk ka përmbushur asnjë nga premtimet e dhëna gjatë fushatës parazgjedhore për problemet me të cilat përballen pacientët dhe mjekët. Nuk është hequr participimi për mjekimin spitalor të të siguruarve në FSSH, nuk ka ilaçe me recetë pas mesit të muajit, as rrogat e mjekëve nuk u rritën siç premtuan, tha në pres konferencën e sotme anëtari i Kryesisë qendrore të VMRO-së, Igor Nikollov.
“LSDM premtoi se qeveria e tyre menjëherë do të fillojë përgatitjet për heqjen e participimit për shërim spitalor për të gjithë të siguruarit. Premtuan edhe se mjekët do të kenë rrogë prej 100 mijë denarësh dhe se do të rrisin rrogat për të gjithë të punësuarit e tjerë në sistemin shëndetësor. Asgjë deri tani për heqjen e participimit, ndërsa mjekët specialistë ende presin rrogën prej 100 mijë denarësh, por duket se kjo do t’u mbesë vetëm ëndërr. Premtuan se do ta zgjidhin problemin e mungesës së ilaçeve me recetë pas datës 15 të muajit, e sot jemi dëshmitarë se që në datën dhjetë në farmaci nuk gjen ilaçe me recetë”,- deklaroi anëtari i Kryesisë qendrore të VMRO-së, Igor Nikollov.