VMRO-DPMNE-ja porosit se LSDM-ja duhet të mbajë përgjegjësi politike dhe juridike për, kumton partia, grusht shtetin nga mbrëmja e së enjtes dhe se me tentimin e mënyrës së paligjshme ë zgjedh kryetar të Kuvendit është bërë precedent i rrezikshëm ligjor i cili mund të rritet në praktikë.
“Precedenti i tillë i LSDM-së hap një mundësi që në të ardhmen, në mënyrë të paligjshme të hapet procedura dhe kështu të votohet dygjuhësia, bankënotat shqiptare, uniformat në dy gjuhë, gjenocidi dhe të gjitha elementet nga platforma e Tiranës”, thuhet në kumtesë.
LSDM-ja, shton VMRO-DPMNE-ja, duke shpejtuar ta realizojë Platformën e Tiranës, ka kryer grusht shtet në Kuvend, i zemëroi qytetarët, drejtpërdrejtë duke e shkaktuan ngjarjen e palakmueshme nga nata e së enjtes, me çka i lla deputetët e saj dhe të partive tjera, duke i përfshirë edhe ata të VMRO-DPMNE-së në rrezik të madh.
VMRO-DPMNE-ja përsërit se qytetarët kërkojnë që ligjet dhe procedurat të vlejnë për të gjithë dhe askush të mos guxojë t’i shkelë dhe anashkalojë. “LSDM-ja duhet të ndalojë të mbajë inat me popullin e vet, sepse partitë janë nga populli dhe për popullin, e jo anasjelltas. Populli kërkon që LSDM-ja ta hedh poshtë Platformën e Tiranës. Është koha që LSDM-ja ta dëgjojë zërin e popullit. Është koha që LSDM-ja të kuptojë se populli i lexon, Populli është në këmbë! Maqedonia po zgjohet!”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.