Shkup, 21 qershor – Partia opozitare në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE, ka thënë se është viti i dytë me radhë që Qeveria e Zoran Zaev nuk ka marrë akoma asnjë datë për negociarat me BE-në. Këtë deklaratë e tha kjo parti sipas Alsat M në një komunikatë për media, transmeton Koha.mk
“Viti i dytë me radhë qeveria e paaftë e Zoran Zaevit nuk merr datë për negociata me BE-në edhe krahas asaj që ndryshoi emrin e shtetit dhe i shiti interesat shtetërore dhe kombëtare. Tetë vitet e kaluara kur Maqedonia kishte rekomandime pozitive për negociata me BE-në kusht për datë ishte zgjidhja e kontestit të emrit, por tani realiteti është se Maqedonia nuk mori datë për negociata pasi qeveria nuk ka realizuar reforma. Plani për reforma 3-6-9 me të cilën aq shumë janë lavdëruar është shndërruar në fiasko. Nuk arritën të përmbushin as 42 për qind të të njëjtës. Njëherësh shteti gjithnjë e më shumë po fundoset në korrupsion, gjyqësia dhe prokuroria punojnë me porosi, ndërsa nuk ka reforma as edhe në administrate”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së. (koha.mk)