Që të shpëtojë nga dënimet me burg për krimet e shumta, udhëheqësia kriminogjene në kreun e LSDM-së është e gatshme të vijë në pushtet me çdo çmim, pavarësisht se kjo do të thotë realizimin e tërësishëm të platformës së Tiranës, kumtoi sot VMRO-DPMNE-ja.
Sipas partisë, “Maqedonia është e ngujuar në krizë pasi LSDM-ja dëshiron ta mashtrojë vullnetin e qytetarëve dhe ta anashkalojë votën e shumicës që votoi për VMRO-DPMNE-në”. Për këtë shkak, siç thuhet, “zgjedhje të reja parlamentare së bashku me ato lokale janë zgjidhja më efektive për dalje nga kriza”.