Partia opozitare VMRO-DPMNE, ka deklaruar se kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski ende po heshtë dhe nuk i demanton informacionet se ndryshimet kushtetuese përfshijnë edhe kthimin e Maqedonisë në shtet binacional.
“Nuk ka mohim se Kovaçevski dhe Ahmeti kanë dakorduar ridefinimin e Maqedonisë si shtet, të bëhet një shtet binacional, disa bashkësi, të cilat tani janë pjesë e popujve në Preambulë të Kushtetutës së Maqedonisë dhe gjithë të tjerët të jenë pakicë sipas regjistrimit të fundit. Është e qartë qëndrimi që Kovaçevski ka ndaj BDI-së, nga ku merr kompensimin financiar, por duhet të zgjasë edhe disa muaj, që të mos i bëhet dëm shtesë identitetit maqedonas”, thonë nga VMRO.
Nga partia e Mickoskit shtojnë se Qeveria e ardhshme e VMRO-së nuk do të lejojë që Maqedonia të bëhet shtet binacional.