VMRO: Kovaçevski është një letër pa zë që e mban karrigen vetëm për kuadrot e BDI-së

Nga partia opozitare VMRO-DPMNE, kanë reaguar pas deklarimeve të kryeministrit Kovaçevski, i cili hodhi disa akuza ndaj kryetarit të VMRO-së, Hristijan Mickoski.

Nga atje thonë se deklarata e ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani tregoi se Kovaçevski është vetëm kujdestar i karriges së kryeministrit për stafin e BDI-së. “Si ushtrues detyre i përkohshëm, Kovaçevski do të presë vetëm kur shefat t’i thonë se duhet të largohet nga posti. Kjo është edhe poshtëruese për LSDM-në. Në fund të fundit, LSDM dhe Kovaçevski janë shndërruar në një partner të parëndësishëm koalicioni që mbështet politikat e BDI-së. Nuk kanë rezistuar dhe as nuk do të rezistojnë”, thonë nga VMRO.  Sipas tyre, Kovaçevski nuk ka ku të ankohet për keqpërdorimet e Bujar Osmanit me veturat zyrtare. Kovaçevski askund nuk ankohet për politikën e keqe ekonomike të udhëhequr kryesisht nga kuadrot e BDI-së apo për skandalin me lokalin afarist të vëllait të Grubit.

“Kovaçevski është një letër pa zë, e cila, kur nuk i rezistoi dot paligjshmërisë, sapo u bashkua me të. Prandaj numëron ditët dhe pret se kur do ta zëvendësojnë me shtypjen e një butoni”, thuhet në fund të kumtesës së VMRO-DPMNE-së.

Advertisements