Shkup, 30 janar – VMRO-DPMNE-ja përmes një komunikate me shkrim ka njoftuar opinionin se marrëveshje për koalicionim me BDI-në nuk është arritur. “VMRO-DPMNE bashkë me koalicionin “Për një Maqedoni më të mirë”, si fituese në zgjedhjet e fundit, e cila fitoi mbështetjen më të madhe nga qytetarët dhe fitoi gjithashtu numrin më të madh të mandateve, vlerëson se formimi i qeverisë duhet të jetë në funksion të zgjidhjes së krizës politike dhe jo thellimin e saj dhe vlerëson se mbajtja e zgjedhjeve të reja është një vendim i pjekur dhe në funksion të tejkalimit të krizës dhe vënien e reformave në listën e prioriteteve në plan të parë”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së. Çdo vendim tjetër, siç citohet më tej, vetëm se do të sjellë deri tek konflikte të reja dhe problem në shoqërinë edhe ashtu të ndarë dhe nuk do të jetë në funksion të qëndrueshmërisë dhe zbatimit të cilat do qëllimeve programore. VMRO-DPMNE thekson se mbetet në pozicionet e saj parimore lidhur me çështjet strategjike nga interesi kombëtar dhe shtetëror dhe Shpalljen e miratuar më 17 dhjetor të vitit 2016.