Shkup, 23 maj VMRO-DPMNE pret që pas aktvendimit të shqiptuar nga ana e gjykatës për personat të cilët kanë marrë pjesë në dhunën në Kuvend më 27 prill, organet e drejtësisë të shqiptojnë aktgjykimet adekuate edhe për personat “të cilët janë përgjegjës për dhunën politike dhe shkeljen flagrante të Kushtetutës, Rregullores dhe ligjit në sallën e Kuvendit”. “Sulmi në Kuvend ka ndodhur prej brenda me shkelje të të paktën tre neneve të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, të paktën 27 neneve nga rregullorja për punë të kuvendit dhe shkelje të ligjit për Kuvend. Gjithçka që ka ndodhur pastaj është pasojë e këtij tentimi për grusht shtet nga ana e koalicionit të Tiranës në krye me LSD”, tha në konferencën e sotme për shtyp Dragan Danev nga VMRO-DPMNE-ja. Ai shtoi se “LSDM dhe Petre Shilegov përmes manipulimeve tentojnë ta mbulojnë sjelljen e tyre antishtetërore gjatë periudhës së kaluar dhe se ai dëshiron tërë fajin për ngjarjet dhe tentimin për vrasje të shtetit juridik ta largojë nga vetja dhe pjesëmarrësit në grusht shtet dhe ta hedh mbi popullin e vet”.