VMRO-DPMNE përmes një kumtese vlerësoi se zëdhënësja e KE-së Maja Kocijançiç sot nuk ka dhënë përgjigje në pyetjen në bazë të cilës pjesë të Kushtetutës të BE-së e këshillon presidentin Ivanov të përcaktojë lider të ri të cilit do t’ia ndajë mandatin, sepse siç thekson, pjesë të tillë në Kushtetutë nuk ka.
“Kocijançiç vetëm përsëriti se duhet konsensus i gjerë dhe koalicion i gjerë për zgjidhjen e sfidave të ardhshme dhe reformat prioritare. Zonja Kocijançiç me siguri e di se nga vitit 2002 e këtej, në këto pothuajse 15 vjet, vetëm nga vitit 2011-2014, Qeveria e Maqedonisë nuk kishte koalicion prej shumicës së dy të tretave në Parlament. Madje edhe në ato tre vite arriti me dialog me opozitën të sigurojë 2/3 për ligjet reformuese posaçërisht në gjyqësi, dhe mbështetja e gjerë asnjëherë nuk ka qenë problem. Problemi për shkak të cilit nuk filluan negociatat me BE-në, ndërsa të cilin dje në mënyrë indirekte e theksoi është kontesti bilateral me Greqinë, Për zgjidhjen e tij nuk duhet koalicion i gjerë në Parlament, por minimum vullnet politik i Greqisë që vendi të inkuadrohet në BE, dhe para se gjithash mbështetje e vendimit nga qytetarët e Maqedonisë në referendum”, qëndron në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
Njëherit, shtohet se VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Për Maqedoni më të mirë”, ndërsa më vonë edhe LSDM-ja është inkuadruar në këtë qëndrim, ka obligim të qartë politik ndaj qytetarëve se çfarëdo vendimi dhe zgjidhje lidhur me kontestin e emrit të cilin Greqia e hapi para 25 viteve, nuk do të pranohet pa pëlqim paraprak në referendum të organizuar në të cilin shumica e qytetarëve do të jepnin mbështetje.
Sipas VMRO-DPMNE-së, për gjetje të zgjidhjes së kontestit me emrin duhet, para se gjithash vullnet nga ana e Greqisë, të cilën në kaluarën nuk e ka pasur.
Nga VMRO-DPMNE theksojnë edhe se nuk kanë marrë përgjigje as në pyetjen nëse çdo formim i qeverisë në Evropë, BE -ja kërkon në konferencë për shtyp koalicion të gjerë, sepse, theksojnë një gjë e tillë nuk ekziston. Në vendet e Evropës, siç theksojnë kjo do të trajtohej si involvim i drejtpërdrejtë i BE-së në proceset e brendshme demokratike dhe politik kur dikush nga jashtë publikisht do të kërkonte kush me cilin të bëjë koalicion dhe si të duket koalicioni, i gjerë ose i ngushtë.