Shkup, 9 mars – Pranimi i platformës së Tiranës nga ana e LSDM-së do të thotë ridefinim i Maqedonisë nga i cili nuk ka kthim. LSDM-ja mund ta pranojë ofertën për shpalljen e zgjedhjeve të reja parlamentare së bashku me ato lokale, ku qytetarët do të votojnë edhe për platformën e Tiranës, tha sot në konferencën për shtyp, Darko Kostovski nga VMRO-DPMNE-ja. Nëse LSDM-ja dyshon se platforma nga Tirana është e dëmshme, theksoi Kostovski, atëherë i bëjmë thirrje të heq dorë nga të gjitha elementet e saj pas çka do t’i mbështesim të formojnë qeveri pa shantazhe. Kostovski theksoi se pranimi i ndryshimit të parave, të himnit, të stemës dhe të flamurit është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me interesat shtetërore dhe kombëtare. Logjika e Zoran Zaevit, theksoi Kostovski, është që ai ta udhëheq qeverinë dhe madje çmimi të jetë edhe pranim i tërësishëm dhe realizimi i elementeve nga platforma e Tiranës. Siç vlerësojnë nga VMRO-DPMNE-ja, negociimi dhe dakordimi i simboleve të reja kombëtare, flamuri, stema dhe himni, përmes drejtimeve të përbëra në platformën e Tiranës, kuptimplotë nga kryeministra të huaj, nuk ka kurrfarë lidhje me programin zgjedhor të LSDM-së dhe është shndërrim i Maqedonisë nga një shoqëri multietinike në një shtet me dy kombësish.