Shkup, 19 dhjetor – VMRO-DPMNE ka njoftuar se në shenjë proteste për shkak të të paraburgosurve për dhunën në Kuvend, do të bllokojë udhëkryqet në Shkup dhe do të mbajë protestë para Ministrisë së Drejtësisë.
Ajo do të bllokojë edhe disa rrugë duke filluar nga ora 15 deri ora 17, ndërsa para Ministrisë së Drejtësisë protesta do të fillojë në ora 18.