Shkup, 20 dhjetor – VMRO-DPMNE sot do të organizojë protestë në ora 18 para burgut hetimor në Shutkë, ku do të ketë paraqitje të të pranishmëve.
Ndërkohë, Komisioni i Shëndetësisë pranë DPMNE-së sot nga ora 09 – 17 do të organizojë edhe aksion për dhurimin e gjakut në shenjë të mbështetjes së të paraburgosurve.
“Maqedonia është shtet i vetëm në Evropë ku në shek. 21 ka të burgosur politik. Konstruohen aktakuza, montohen gjitha rastet me qëllim të krijimit të frikës tek të gjithë që nuk pajtohen me politikat e huntit”, thuhet në komunikatën e VMRO-së.